75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Po filmonte tragjedinë në Gaza, mes trupave të pajetë i riu gjen të vdekur dy vëllezërit e tij

Një palestinez i quajtur Muhammed al-Mensi, që prej fillimit të sulmeve izraelite ka filmuar gjithçka duke u munduar të dokumentojë dhunën në rripin e Gazës.

Por gjate filmimit i ka ndodhur dhe e papritura. Siç thotë ai në një video që ka postuar në rrjetet sociale, gjatë filmimit ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij pa shenja jete.

Muhammed shprehet se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njoh dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.