15:39 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Po flitet për trukim, Afrim Muqiqi tregon se a ka parregullsi në ndeshjen: Prishtina – Llapi!

Sot janë në program katër super ndeshje për xhiron e 29’të të Vala Superligës së Kosovës. Vëmendja kryesore është tek ndeshjet mes Drita – Feronikeli dhe Prishtina – Llapi, të cilat nisin nga ora 16:00.

Madje për këtë të fundit, ka shumë spekulime dhe po flitet në qytetin e Podujevës, se është ndeshje e trukuar!

IndeksOnline, kontaktoi me Afrim Muqiqin, anëtar i bordit te Prishtina-s, i cili tregoi se a ka parregullsi në këtë duel.

“Nuk isha marr shumë me këtë temë. Jam i fokusuar në këtë ndeshje. Ato gjëra që i bëjnë ata tifozë, është problemi i tyre. Për ne është një ndeshje jetike kjo. Si të gjitha ndeshjet, edhe kjo kundër Llapit është si një finale. Kampionati u zbeh javën e kaluar, por me to do të merren organet kompetente. Ne vazhdojmë t’i shikojmë punët tona. Që dy vite jemi në një situatë jo të mirë sa i përket infrastrukturës”, ka thënë Muqiqi për IndeksOnline.

Shumë tifozë të Llapit, tashmë kanë humbur durimin dhe janë tejet të pakënaqur me gjendjen e skuadrës.

Kujtojmë që javën e kaluar, IndeksOnline raportoi se në ndeshjen Llapi – Drita, kishte marrëveshje!.

Në 28 xhiro sa janë zhvilluar, Prishtina vazhdon ta ndjek Dritën e cila ka 53 pikë, tri më shumë se klubi kryeqytetas./IndeksOnline/