75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

Po flitet se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, vjen reagimi i portugezit: Sukseset ndodhin kur keni ëndrra të mëdha…

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino në fund të sezonit, nëse skuadra e Juventusit dështon të futet në UEFA Champions League.

Sipas ‘Tuttosport’, Ronaldo mund të largohet nga Juve me dy skuadra favorite për të firmosur me të: Paris Saint-Germain dhe Manchester United, shkruan IndeksOnline

Fituesi i pesë Topave të Artë ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se sukseset ndodhin kur ke ëndrra të mëdha.

“Suksesi ndodh kur ëndrrat tuaja janë më të mëdha se justifikimet tuaja”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Ronaldo në Serie A këtë sezon ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 2 asistime../IndeksOnline/