19:59 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

“Po forcohemi”, paralajmërimi i Besnik Berishës për Isa Mustafën

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha ka njoftuar përmirësime në shëndet për liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Me një postim në Facebook, Berisha ka paralajmëruar “forcimin” e ish-kryeministrit.

Isa Mustafa që disa muaj po kalon në fazë rehabilitimi pas përkeqësimit të shëndetit që kishte vitin e kaluar.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Mustafa ka qëndruar si kryetar i partisë më të madhe opozitare në Kosovë./Indeksonline/