75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gërmonin poshtë rrugëve të Romës, punëtorët gjejnë një skelet misterioz “Mummy piramida”

Një skelet misterioz i zbuluar poshtë rrugëve të Romës është quajtur “Mummy piramida”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eshtrat e ruajtura në mënyrë të përkryer, të cilat supozohet se datojnë që në ditët e lavdisë së Perandorisë Romake, ishin të rrethuara me gozhda – me gjasë duke sugjeruar se trupi ishte varrosur në një arkivol prej druri.

Zbulimi u bë pasi që punëtorët po gërmonin një stacion metroje nëntokësor në kryeqytetin italian.

Stacioni Piramide, ka marrë emrin e tij nga Piramida e Cestius-it aty pranë, një varr për Gaius Cestiusin, një anëtar i grupit antik Epulones.

Sipas raportimeve, skeleti i parë, i identifikuar si mashkull, u gjet para stacionit nëntokësor Piramide afër Piazzale Ostienses në kryeqytetin perëndimor italian Romë, më 20 shtator.

Dy skelete të tjerë, një nënë dhe një fëmijë, u gjetën më 30 shtator në të njëjtën zonë.

Sipas mediave lokale, punëtorët ishin duke gërmuar ambientet e metrosë kur ata hasën në një skelet të lashtë njerëzor që raportohej se ishte i paprekur.

Zona u rrethua menjëherë, pasi autoritetet filluan hetimin e misterit të “Mummy piramida”-s, siç u quajt nga media lokale.