75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 29 Gusht 2023 / AR

Po hetohet një vdekje në Podujevë, dyshohet se nuk u dha ndihma e parë mjekësore

Pasditen e djeshme në Podujevë, në rrethana të panjohura ka vdekur një person.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me këtë janë inicuar rastet “Hetim mbi vdekjen dhe mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Podujevë, 28.08.2023-16:48. Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në njoftim./Indeksonline/