13:47 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Po humb 0-2 nga Ballkani, Devolli largon tre lojtar për gjysmë ore lojë

Drenica është duke u mposhtur 0-2 nga Ballkani në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës.

Bledar Devolli është i pakënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij dhe menjëherë ka marr masa, shkruan Indeksonline.

Vetëm në 30 minutat e para, trajneri i Drenicës i ka bërë tri zëvendësime.

Lulzim Doshlaku, Albutrin Morina dhe Egzon Fazliu janë inkuadruar në vend të Valdo Zeqajt, Shkelzen Lushtakut dhe Almedin Muratit. /IndeksOnline/