“Po humb në shtëpi”, Faruk Statovci s’e llogarit Llapin për titull: Vendoset mes Ballkanit dhe Dritës!

Skuadra e Llapit sot u mposht minimalisht 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj rivalit për titull, Dritës, duke humbur kështu edhe pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës.
Trajneri kosovar, Faruk Statovci në emisionin “Dueli Sportiv” tregoi se cilën skuadër e sheh për titull këtë sezon, shkruan Indeksonline
Ai e largon ekipin e Tahir Batatinës, pasi thotë se kupa do të shkoj në Suharekë apo në Gjilan.
“Qysh me shku vota jem për Llapin, kur humb në shtëpi t’vet, s’ka logjikë kjo punë. Unë them me përgjegjësi të plotë se titulli i kampionit do të vendoset në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës. Dëshira ime është të bëhet Drita, por nga ana sportive mendoj se Ballkani, pavarësisht që nuk po luan mirë”, tha Statovci në emision
Kujtojmë që me humbjen e Llapit, klubi nga Suhareka tani shkon në pozitën e parë me 56 pikë, kurse Llapi bie në pozitën e dytë me 54 pikë, aq ka edhe Drita./Indeksonline/