Po i bastisnin shtëpinë, i dyshuari sulmon policin

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, shtëpia e të cilit po bastisej.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, rreth orës 16:50.
Për bastisje, njësia policore kishte marrë urdhër verbal prej prokurorit.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.