Po i keqpërdoret emri, ekipi i Johnny Depp del me një kërkesë!

Johnny Depp po përballet me një veprim të pakëndshëm.
Nga rrjetet sociale ka vërejtur se emri i tij po keqpërdoret me të madhe nga disa persona të panjohur, shkruan Indeksonline.
Duke bërë një shkrim të gjatë në Instagram, ai iu lut të gjithë atyre që kanë renë pre e këtij mashtrimi të lajmërojnë rastin në polici.
“Ne kemi vërejtur se akoma po vazhdon të ketë mashtrues që pretendojnë se janë “Johnny” ose anëtar në ekipin e tij, duke ofruar takime dhe duke premtuar të kalojnë kohë me të, shpesh për pagesë.
Disa nga këto përpjekje duken të jenë mjaft bindëse, për shembull duke imituar në mënyrë dixhitale zërin e tij dhe duke përdorur forma të tjera komunikimi që duken të jenë autentike.
Ju lutemi kini parasysh se këto janë mashtrime. Nuk është Johnny apo dikush nga ekipi i tij.
Këta njerëz janë kriminelë që përpiqen të fitojnë para nga njerëzit e pambrojtur dhe të sjellshëm. Nëse jeni në dijeni të kësaj ndodhi, ose keni qenë vetë në shënjestër, ju lutemi raportoni atë te ekipet e mashtrimit në internet pranë forcave të policisë lokale.
Si kujtim, këto janë format e vetme të rrjeteve sociale të Johnny:
INSTAGRAM: @johnnydepp TIKTOK: @johnnydepp FACEBOOK: @johnnydepp DISCORD: @Johnny Depp0854.
Për më tepër, Johnny nuk komunikon me fansat përmes postës elektronike, faqeve të fansave, WhatsApp, Signal, Telegram, tekst ose telefonata. N
ëse dikush po komunikon me ju nga atje, për fat të keq është një mashtrim. Jini të sigurt dhe ju lutemi mos u bini pas këtyre mashtruesve. Gjithë të mirat, Ekipi JD”, shkroi ai në “Instastory”./Indeksonline/
