Po i konfiskonin veturën me regjistrim të skaduar, një shofer kanos zyrtarët policorë

Një person është arrestuar në Gllogoc, pasi kishte kanosur zyrtarët policorë që ishin në krye të detyrës.
Incidenti ndodhi kur iu konfiskua vetura një të dyshuari, i cili po e ngiste me regjistrim të skaduar.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10, shkruan Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.