75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / L K

Po i ndërron “frajerët” si çorapët, Britney Spears e largon nga shtëpia të dashurin e saj të fundit

Këngëtarja Britney Spears ndërpreu për herë të dytë lidhjen me të dashurin Paul Richard Soliz.

Çifti u nda në fund të shkurtit, kur Soliz zhvendosi të gjitha gjërat e tij nga shtëpia e Spears, ku ata jetonin gjatë romancës së tyre.

Sipas burimeve, Spears kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët dhe ata kalonin kohë së bashku. Soliz ka nëntë fëmijë dhe Spears e kaloi shumicën e kohës me djemtë e saj Trystan (10), Dylan (8) dhe Nicholas (6), kujdestarinë e të cilëve e ka Soliz.

Rastësisht, çifti filloi lidhjen në vitin 2023 pasi këngëtarja punësoi Soliz-in për të mirëmbajtur shtëpinë e saj. Romanca e tyre bëri bujë pasi Spears u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj Sam Asghari ./Indeksonline/