Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin
Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë.
Kjo për shkak se djali i tij, Enzo po i shkon hapave të tij duke u ngritur si futbollist.
Teksa gjatë ditës së sotme, ai nënshkroi kontratën e parë profesionale me Real Madridin, i cili shihet si pjesë e projektit afatgjatë të tyre.
Enzo Alves, po aktivizohet në grupmoshat e Realit ku po impresionon me formën e tij.
Ndryshe nga babai i tij, ai vendosi të përfaqësojë Spanjën në nivel kombëtar ku është pjesë e grupmoshës U-17./IndeksOnline/

