“Po, i premtova se…”/ Wanda konfirmon se ka kontakt me Icardin

Një nga çiftet më të përfolura në botën e futbollit dhe shoubizit, Wanda Nara dhe Mauro Icardi, janë ndarë përfundimisht.
Ndonëse ndarja në fillim u shoqërua me tensione dhe kunja, duket se të dy kanë gjetur një mes të artë të komunikimit, për hir të fëmijëve të tyre, shkruan IndeksOnline.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet Wanda, duke thënë se mban kontakt me Icardin, në një përgjigje në Instagram.
“A keni kontakt me Mauron?” ishte pyetja të cilës Wanda iu përgjigj:
“Po, e njoftoj dhe i dërgoj foto e video të vajzave. I premtova se ai mund të bëjë telefonata lirisht çdo ditë dhe në kohën që preferon. Do t’i çoj në Itali ose kudo që të biem dakord, kur puna ime ta lejojë, në mënyrë që të jenë me të. Punoj shumë me to, që ajo që ndodhi herën e fundit të mos ndodhë më. Ato janë shumë të afërta me mua dhe është përgjegjësia ime të sigurohem që ato të ndihen mirë që shkojnë me të. Kështu do të jetë! Gjithçka ndodhi kaq papritur edhe djemtë kanë raste të tjera për të pranuar situata ose zgjedhje të bëra nga të rriturit. E vura veten në vendin e tyre dhe nuk mund të lejoja e lumtur larg vajzave të mia. Ua bëra të ditur se mund të mbështeten tek unë për t’i çuar”.
Wanda dhe Mauro u ndan vitin e kaluar, duke i dhënë fund martesës 10-vjeçare.