75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / L A

Po u shkon hapave të babait, Unitedi i ofron kontratë djalit të Rooneyt

Djali i Wayne Rooney, Kai po shkon drejt hapave të tij.

Ai është pjesë e akademisë së Manchester Unitedit, klub në të cilin babai i tij konsiderohet një legjendë.

Kai është një nga 14 adoleshentët që iu ofruan kontrata të reja nga Manchester Unitedi me shpresën për t’u bërë yje të ardhshëm të Old Trafford.

Në këtë listë është edhe Jacey Carrick, djali i legjendës dhe trajnerit aktual të “Djajve të Kuq”, Michael Carrick.

Siç qëndrojnë gjërat, Rooneyt ende nuk kanë rënë dakord me marrëveshjen e ofruar nga Manchester United.

Ai ka bërë 4 paraqitje deri tani me U-18-shat e Manchester Unitedit, ku shënoi 1 gol./IndeksOnline/