Po i vjen era kampion, edhe kaq pikë i duhen Ballkanit për të bërë historinë

Ballkani i Suharekës pritet të jetë skuadra e re kampione në futbollin kosovar.
Kjo është bërë më e lehtë pas vendimit të Komisionit të Garave që vendosi fitoren 0-3 në tavolinë ndaj Ulpianës. Tani diferenca e Ballkanit ndaj skuadrave ndjekëse, Drita e Gjilanit është plot 11 pikë.
Kjo do të thotë që në 6 javët e fundit, nga 18 pikë të mundshme Ballkanit i duhen vetëm 6 pikë. Skuadra e Ilir Dajës nuk pritet të ketë vështirësi të arkëtoj këto 6 pikë bazuar edhe në kalendarin që ka./Indeksonline/