75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / G T

Po i vjen fundi pritjes, Mats Hummels pritet të debutojë me Romën në UEFA Europa League

Futbollisti i njohur gjerman, Mats Hummels ende nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipin e tij, Roma.

Hummels u transferua te skuadra italiane gjatë afatit kalimtar të verës me parametra zero, shkruan Indeksonline

Por, deri tani – Hummels nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin romak.

Megjithatë, sonte pritet të jetë nata e tij – pasi mbrojtësi po flitet se do të jetë startues në ndeshjen e ekipit të tij, Roma ndaj Dinamo Kyiev.

Ndeshja midis Romës dhe klubit ukrainas zhvillohet sonte nga ora 18:45./Indeksonline/