75 Mall Live Search
18:52 / E Martë, 23 Shtator 2025 / KV

Po jetonte në Austri, shtëpia e tij me kamera, detaje të reja për autorin e vrasjes në Viti (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth Jetulla Isufit, i cili dyshohet se të enjten e kaluar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Avni Ajetit, plagë këto që u bënë të papërballueshme për të.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Debelldeh të komunës së Vitisë, pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet të ketë pasur lidhje me prerjen e një lisi.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon hetimet për kapjen e tij.

IndeksOnline ka qenë në vendin e ngjarjes dhe aty ndodhet ende vetura e Jetulla Isufit, në oborrin e shtëpisë së tij në Debelldeh, duke ngritur dyshime nëse ai ka mundur të largohet apo jo menjëherë pas aktit.

IndeksOnline mëson se Isufi ishte duke jetuar dhe vepruar për disa vite në Austri dhe kishte ardhur për vizitë Kosovë.

Shtëpia e tij në Debelldeh është e pajisur me kamera sigurie, çka sugjeron një nivel të lartë kujdesi për sigurinë dhe kontrollin e ambientit përreth.

Këto pajisje janë tashmë objekt hetimi nga ana e autoriteteve, të cilat janë duke analizuar pamjet e sigurisë për të zbuluar më shumë mbi lëvizjet e të dyshuarit para dhe pas ngjarjes./IndeksOnline