75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Po ka sukses me Bolognan, Thiago Motta opsion për stolin e Barcelonës

Legjenda e futbollit italian, Thiago Motta është duke pasur sukses edhe në rolin e trajnerit te skuadra e Bolognas.

41-vjeçari u emërua trajner i ekipit nga Serie A gjatë muajit shtator të vitit 2022, shkruan Indeksonline

Sipas “Esport3”, Motta shihet si një kandidat potencial për ta zëvendësuar trajnerin Xavi te Barcelona në rast se ky i fundit shkarkohet nga pozita.

Barcelona pësoi humbje të thellë ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës. Kjo disfatë dhe disa të tjera gjatë këtij sezoni ia kanë “luhatur” karrigen trajnerit spanjoll.

Kujtojmë që Motta e nisi si trajner te Paris Saint-Germain te grupmoshat U19, më pas vazhdoi te Genoa dhe Spezia.

Si futbollist ai kishte luajtur në ekipet, si: Barcelona, Ateltico Madrid, Genoa, Inter dhe PSG./Indeksonline/