75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / G T

Po kalon formë të mirë, Xhylani opsion për Afrim Tovërlanin te Kosova U21

Klubi i Malishevës po del të jetë befasia e sezonit në Superligën e Kosovës. Pas 7 xhirove, Malisheva gjendet në vendin e parë me 14 pikë.

Një nga lojtarët që ka spikatur tek Malisheva këtë sezon është talenti 20-vjeçar, Laurent Xhylani.

Xhylani në 7 ndeshjet ka qenë titullar në formacionin e Bekim Isufit, duke arritur të shënoj 2 gola dhe të ketë 2 asistime.

Ai ishte vendimtar në ndeshjen e Malishevës kundër Gjilanit, ku arriti të shënoj golin e tre pikëve.

20-vjeçari për tifozët e Malishevës është bërë njëri nga lojtarët e preferuar këtë sezon.

Forma e tij mund të jetë një “alarm” për selektorin e Kosovës U21 që ta ftoj në ndeshjet e muajit tetor.

Kujtojmë që Kosova U21 luan dy ndeshje gjatë këtij muaji, ndaj Polonisë dhe Estonisë.