75 Mall Live Search
18:50 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / B XH

Po kalon momente të vështira në jetë, Araujo ka një kërkesë urgjente nga Barcelona

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo po kalon në momente të vështira te Barcelona.

Pas disa gabimeve në fushën e lojës, si kartoni i kuq i marrë në ndeshjen ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, kanë ndikuar negativisht në jetën e mbrojtësit uruguajan.

Sipas raportimeve nga Spanja, ai i ka kërkuar klubit që t’i japë kohë për t’u rikuperuar mendërisht.

“Ronald Araújo i ka kërkuar klubit t’i japë kohë për t’u rikuperuar mendërisht dhe psikologjikisht nga presioni i madh që po përjeton. Klubi ka pranuar menjëherë, pasi beson se prioriteti kryesor është rikthimi i qartësisë mendore dhe psikologjike të lojtarit”, raporton “Mundo Deportivo”.

Të gjitha burimet e nevojshme janë vënë në dispozicion për ta mbështetur atë nga klubi.

“Kërkesa nuk ka një datë të caktuar përfundimi, sepse në raste të tilla është e pamundur të përcaktohet një afat i saktë për rikthimin”, vazhdon raportimin mediumi spanjoll.