75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

Po kalon një supersezon, Igor Thiago shpallet lojtari më mirë i muajit janar në Premierligë

Pas çmimit për trajnerin më të mirë tani u shpall edhe fituesi i çmimit për lojtarin e muajit janar në Premierligë.

Dhe këtë herë fitues është sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago i cili po shkëlqen këtë sezon.

Ai la pas lojtarët si Yasin Ayari, Junior Kroupi, Florian Wirtz, Enzo Fernandez, Patrick Dorgu, Harry Wilson dhe Crysensio Summerville.

Thiago, gjatë muajit janar ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje, çka i mjaftoi për ta shpallur fitues./IndeksOnline/