Fitoi ndaj rivalëve, Carrick shpallet trajneri i muajit në Premierligë
Michael Carrick po kalon një superformë si trajner i Manchester Unitedit.
Dhe për këtë ai u shpërblye, pasi që u shpall trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë.
Në ndeshjet e tij si trajner, Carrick arriti të fitonte 4 ndeshje dhe barazoi vetëm në 1, duke mposhtur rivalët si Manchester City dhe Arsenali.
Ai la pas trajnerët tjerë të nominuar si Sean Dyche, Liam Rosenior dhe Andoni Iraola./IndeksOnline/

