75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Po kalonin lumin në këmbë, i merr rrjedha; vdes një grua shqiptare, tjetra në spital

Nje ngjarje e rende raportohet nga Tepelena. Nje grua ka humbur jeten, nderkohe qe nje tjeter eshte derguar me urgjence ne spital, pasi teksa kalonin lumin i rrembeu rrjedha.Ne informacionin paraprak, policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot.

“Shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë”- ben me dije policia.

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.