75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / G T

Po kalonte në superformë, Qëndrim Ismajli humb sezonin shkaku i lëndimit

Tirana merr një goditje të rëndë nga “infermieria”. Qëndrim Ismajli humbet sezonin, për shkak të dëmtimit që ka pësuar javë më parë.

Tashmë lojtari ka një krisje të kockës dhe analizat kanë treguar se gjendja nuk është nga më të mirat. Futbollisti si fillim duhet të qëndrojë pushim, derisa t’i ngjitet kocka dhe më pas do të nisë stërvitjen.

Kjo do të thotë se lojtari nuk kthehet në stërvitje para muajit maj ose qershor.

Një situatë që e nxjerr jashtë loje kosovarin e bardhebluve që do të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik. Ismajli, firmosi këtë vit me Tiranën, duke qenë në fushë 20 takime, shënuar 3 gola e qenë në fushë 1489 minuta.