75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 29 Tetor 2021 / B O

Po kërkohej nga Gjykata e Prishtinës, por shëtitej si “kapadai” nëpër Pejë, arrestohet

Me datë 28.10.2021 rreth orës 20:15, patrulla e Njësitit Rajonal të komunikacionit rrugor DRP Pejë, ka ndaluar një veturë me targa vendore.

Pas kontrollimit dhe verifikimit të personit i njëjti rezulton se është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes deri sa të dërgohet para Gjyqtarit në gjykatës kompetente.