Po kërkohej për mashtrim, Policia arreston të dyshuarin në kufi

Një person është arrestuar dje në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
I njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mashtrim”, raporton Indeksonline.
Sipas Policisë, i dyshuari u ndalua në kufi rreth orës 09:10, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të lartcekur.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të Policisë.