Po kërkohen nga policia, momenti kur dy të dyshuar i vënë flakën një makine

Dy të dyshuar i kanë vënë flakën një veture në mëngjesin e hershëm të 25 marsit.
Indeksonline ka raportuar më herët së të njëjtit janë shpallur në kërkim edhe nga policia.
Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e personave në fjalë.
“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” thuhet në njoftim të Policisë.


Ndërkohë, Indeksonline ju sjell pamje nga momenti i zjarrvënies.