75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

“Po këta kosovarët…”, Anita Haradinaj reagon pas një shprehje që po e përdorin banorët nga Kosova në Big Brother VIP

Mbrëmë ka qenë nata e parë e javës së pestë në reality-shoë e famshëm “Big Brother Albania VIP”. Ky sezon është ndryshe nga vitet e kaluara pasi që këtë radhë pjesë e këtij formati janë personazhet e njohura.

Moderatorja, Anita Haradinaj ka reaguar pas surprizës së “vëllait të madh” për dyshen “DJ PM – Sarah”, të cilët kanë krijuar një afrimitet të madh mes veti.

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, dyshen teksa ka shkruar për banorët kosovarë që janë pjesë e këtij formati, se nga e kanë gjetur këtë shprehje “siç e ceka”.

“Po këta kosovarët ku e kanë gjete këtë shprehje “siç e ceka” hahahaha”, ka shkruar Anita duke i etiketuar DJ PM, Sarën dhe Fifin.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.