09:29 / E Diele, 26 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Po kontrabandonte emigrantë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të shtunën rreth orës 1:20, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pasi u kap me 21 emigrantë në veturën që po ngiste.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit në automjet janë hasur njëzet e një (21) emigrantë, shtetas të huaj. Emigrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.