75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 17 Janar 2023 / B O

“Po kryente kimioterapinë”- Gazetari jep detaje nga arrestimi i bosit të “Cosa Nostra-s”

Gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu, zbuloi në një lidhje për Euronews Albania, detaje nga arrestimi i bujshëm i bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.

Agalliu tha se Denaro u arrestua në klinikën e quajtur “Madalena” në Palermo, ku po trajtohej me kimioterapi ndaj kancerit.

Sipas gazetarit mafiozi famëkeq italian do ta vijojë kurimin nga burgu ku do të vuaj dënimin.- Advertisement –

“Ai u arrestua në klinikën “Madalena” në Palermo, ku thuhet se po merrte një cikël kimioterapie për të kuruar një tumor. Shumë kanë pritur këtë lajm nëse Matteo Messina Denaro do të përfundonte në burg. Vetë prokurori De Lucia ka thënë se Denaro do t’i vijojë kurat në strukturat e burgjeve të Italisë. Pasi nuk e dimë ende në cilin burg do të përfundojë ai. Një gjë është e sigurt se ai do të përfundojë në sistemin  41 bis”, tha Agalliu.