75 Mall Live Search
13:53 / E Hënë, 02 Mars 2026 / G T

Po kthehet 70-milionëshi, Mudryk nis stërvitjet – por jo te Chelsea?!

Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje, duke u përgatitur me klubin gjysmëprofesionist Uxbridge FC, ndërkohë që vazhdon heshtja rreth pezullimit të tij për doping te Chelsea.

Anësori ukrainas ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga seancat stërvitore në stadiumin “Honeycroft”, ku shihet duke ushtruar goditje të sakta drejt portës dhe lëvizje teknike me topin, shkruan Indeksonline

Situata e tij mbetet e paqartë, pasi ende nuk ka një komunikim zyrtar të detajuar lidhur me ecurinë e çështjes së pezullimit.

Rikthimi në stërvitje, edhe pse në një ambient jashtë klubit londinez, shihet si një hap për të ruajtur formën fizike në pritje të zhvillimeve të mëtejshme./Indeksonline/