75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 27 Shtator 2024 / Gj. Sh

Po kthehet Milani i madh, shënon fitoren e tretë radhazi

Skuada e Milanit e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Seria A.

Kuqezinjtë, pas fitores në derbi ndaj Interit, e mpsohtën Leccen në ”San Siro” me rezultat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Paulo Fonsecas e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë, duke shënuar tre gola brenda pesë minutave.

Alvaro Morata i dha epërsinë Milanit në minutën e 38-të.

Theo Hernadez dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa pas dy minutave në listën e golashenuesve u shtua edhe Christian Pulisic.

Me këtë fitore, Milani është lidere e tabelës me 11 pikë, aq sa ka edhe Torino e cila të dielen luan ndaj Lazios.

Ndërsa Lecce renditet në vendin e 17-të, me vetëm 5 pikë./IndeksOnline/