75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Po kthehet nga pensionimi për të nënshkruar me Barcelonën, portieri polak afër La Liga-s

Skuadra e Barcelonës është duke punuar shumë për ta gjetur zëvendësuesin e Ter-Stegenit, pasi ky i fundit humbi sezonin shkaku i lëndimit.

Siç raporton “Relevo”, Wojciech Szczesny është afër të rikthehet nga pensionimi për të nënshkruar me Barçën, shkruan Indeksonline

34-vjeçari u pensionua nga futbolli pas largimit nga Juventusi, por tani po synon kthimin te ekipi katalunas.

Kujtojmë që në listën e Barcelonës është edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha – edhe ky i fundit është “lojtar i lirë”./Indeksonline/