75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

Po kthehet Vini Jr, futbollisti brazilian planifikon të luajë në javën e ardhshme

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Jr. është duke u rikthyer më shpejt në fushën e blertë sesa që ishte menduar.

Vini Jr është duke vuajtur nga një lëndim, por që ka “shtrenguar” dhëmbet dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Atalantas, shkruan Indeksonline

Braziliani mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e UEFA Champions League ndaj Atalantas, por që nuk pëlqehet të ketë minutazh të plotë. Kurse 100 për qind rikthehet kundër Rayo Vallecanos, më 14 dhejtor.

Vinicius Jr u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Leganesit në nëntor të këtij viti. Ai mungoi në tri ndeshje për Realin, ndaj Liverpoolit, Getafes dhe Athletic Bilbaos./Indeksonline/