Po llogaritet si ylli i së ardhmes, Chelsea siguron talentin brazilian për 40 milionë euro

Skuadra e Chelseat është duke punuar shumë për ta sjellë në ekip talentin e futbollit brazilian, Willian Estevao.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se është arritur marrëveshja mes klubeve për transferimin e 17-vjeçarit në “Stamford Bridge”, shkruan Indeksonline
Willian Estevao pritet të transferohet te Chelsea gjatë afatit të verës për 40 milionë euro, plus 25 milionë bonuse.
Estevao do t’i bashkohet Chelseat gjatë vitit 2025. Kujtojmë që 17-vjeçari po llogaritet si futbollisti i së ardhmes në futbollin botëror.
Ai luan në pozitën mesfushor sulmues dhe sulmues i krahut./Indeksonline/
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 18, 2024
Chelsea reach verbal agreement to sign Brazilian gem Willian Estevão, here we go!
Palmeiras ready to accept final bid worth €40m plus €25m add-ons.
Personal terms agreed 10 days ago, Estevão will join #CFC in 2025.
Just waiting for Palmeiras president to sign. pic.twitter.com/aNEidrX7cT