“Po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë”, Zelenksy: Do ketë 2 ditë fitoreje në Ukrainë

Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij për “Ditën e Fitores” në Moskë, Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky publikoi video-mesazhin e tij.
“Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë, prandaj ne do fitojmë”, tha ai.
“Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë paraardhësit tanë ë Luftën e Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se 8 milionë ukrainas. Shumë shpejt do të ketë 2 Ditë Fitoreje në Ukrainë. Dhe dikush nuk do të ketë asnjë”, shtoi Zelensky.
“Ne fituam atëherë, do të fitojmë tani. Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin”, përfundoi mesazhi i Presidentit ukrainas.