75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 07 Qershor 2022 / B O

Po lundronin në plazhin e Zvërnecit, përplasen me shkëmbin, si u shpëtuan italianët në Shqipëri

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.

Në orët e para të mëngjesit, saktësisht në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor.

Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg.

Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore./Indeksonline/