75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / MSH

Po manovronte me paragllajd në oborrin e tij, lëndohet një 55-vjeçar nga Istogu

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u lëndua duke manovruar me paragllajd.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së viktimës, në Istog.

IndeksOnline raporton se 55-vjeçari S.Ipekli, u aksidentua nga flutura e paraglladjit, para se të bënte nisjen.

Atij iu dha ndihma e parë në QKMF-në e Istogut, por, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u bart me autoambulancë në drejtim të QKUK-së, në Prishtinë./IndeksOnline/