14:30 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

Po martohet aktori i famshëm

Ylli i sagës “Twilight”, Taylor Lautner po martohet me një grua që ka të njëjtin emër dhe shumë shpejt, mbiemër me të.

I ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, aktori foli për propozimin që i bëri partneres së tij, Taylor Dome dhe bëri shaka me punën e emrit.Aktori i “Twilight” po martohet dhe e ka emrin (shumë shpejt

“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, tha ai. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë: Tay djali dhe Tay goca, shtoi ai.

Aktori i ka propozuar të dashurës së tij dhe ka pritur ca për të marrë një “po”.Aktori i “Twilight” po martohet dhe e ka emrin (shumë shpejt

“Në fakt, mori pak më shumë kohë se ç’e prisja për një “po” sepse ajo po qante shumë. As nuk mund të ecte drejt meje”, – u shpreh Lautner dhe pavarësisht lotëve, na duket një moment shumë i ëmbël midis dy Taylor Launter.