Po mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë
Në Prishtinë, për herë të parë po mbahet “Parada e Krenarisë, e cila, sipas organizatorëve, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët “për të treguar që komuniteti LGBTI, ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”.
Kjo paradë, po mbahet pas tri marsheve të organizuara vitet e kaluara në të cilat, patën marrë pjesë edhe krerët shtetëror të Kosovës në mbështetje të komuniteti LGBTI.
Aktivitetet në mbështetje të këtij komuniteti kanë filluar që nga 6 tetori, raporton rel.
“Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është, ‘Në emër të Dashnisë’”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga organizatat që kanë marrë përsipër organizimin e paradës.
Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.
Rrugëve të kryeqytetit të Kosovës po shihen edhe forca policore në shërbim të mbarëvajtjes dhe ecurisë së qetë të kësaj parade.
Mos i humb
-
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
-
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
-
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
-
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
-
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur