13:57 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Po mbahet sesioni i parë i AKPiE-së, nesër diskutohet për Kosovën

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po merr pjesë në Sesionin e  1-re të APKiE-se për vitin 2018 që po mbahet në Strasburg te Frances.

Gjatë ketij sesioni delegacioni i Kuvendit te Kosoves merr pjesë edhe në diskutimet e Komisioneve të APKiE-se si dhe diskutimeve aktuale ne çështjet Evropiane. Keto tema përfshijne : Rolin e Keshillit të Evropës në procesin e paqes në mes të Palestines dhe Izraelit ; Intervenimi i Turqise në Siri ; Mbrojtja dhe Promovimi regjional i gjuhëve minoritare në Evropë ; Mbrojtja e fëmijeve të ndikuar nga vendet që janë në konflikte ; imuniteti juridik i organizatave ndërkombëtare dhe të drejtat e stafit te tyre ; Forcimi i rregullave ndërkombetare kundër tregtisë së mallrave të përdorura për torturë dhe denimin me vdekje.

Komisioni per Çeshtje Politike dhe Demokraci i APKiE-se nesër do të diskutoj për Situaten në Kosove ku raportues eshte deputeti nga Spanja Z. Jordi Roca. Delegacioni i Kuvendit te Kosoves i  kryesuar nga  Xhavit Haliti dhe anetarët  Aida Deguti, Ismet Beqiri dhe Mufera Sinik perveq takimeve me delegacionet e  vendeve anetare ne APKiE, ka zhvilluar takim me raportuesin per Kosoven, z.Roca, ku janë diskutuar temat aktuale qe Republika e Kosoves po përballet tani.

Delegacioni i Kosoves e ftoj z. Roca per vizitë në Republikën e Kosovës dhe theksoi se qendrojmë të hapur per bashkepunim në menyrë që raporti te paraqes situaten reale të Kosovës.

Raportuesi, z.Roca theksoi se është në shërbim të qytetarëve  të Kosovës dhe se do te qëndroj i paanshem politikisht dhe se do te jetë bashkepunues në raportin per Kosovën e cila ka një rëndesi te veçante për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryesuesi i ketij delegacioni, z. Haliti, ka zhvilluar takim me Kryesuesin e delegacionit të Bundestagut Gjerman ne APKiE, z. Peter Beyer, dhe temat që u diskutuan perfshijnë; Sigurinë në Kosovë; Çeshtjen e ngritjes se statusit të delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë;  Lufta kunder korrupsionit;  Anëtaresimi ne GREKO qe eshte organizatë e shteteve të Evropes kundër korrupsionit; Çeshtje e statusit në CEB; Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe çeshtjen e Gjykatës Speciale.

 

Temat: