22:53 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

“Po me gënjeni, ai nuk është babai im”, moment prekës kur fëmija nuk e njeh babain e tij ushtarë

“Jeni duke më gënjyer, nuk është babi im”, kështu ka reaguar një djalë 4-vjecarë kur takoi babain e tij ushtarë.

Ushtari u kthye në shtëpi në Shandong të Kinës me shpresë se do të shihte dhe përqafonte djalin e tij pas një viti.

Mirëpo, kur ai u kthye, djali i tij filloi të qante dhe të largohej ai sikur po e shihte një person të huaj.

Ai vazhdimisht i thoshtë nënës se po e gënjente se ai nuk ishte babai i tij.

“Është babi yt. Shiko është babai” thoshte nëna me zë të mërzitur.

Por, pas bisedës më të, më në fund e njohu dhe e përqafoi.

Ky rast preku shumë përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e komentuan mjaftë shumë atë./Indeksonline/