“Po më ngucë maska”, kjo është përgjigjja e Haradinajt kur u pyet për qëndrueshmërinë e koalicionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është deklaruar gjatë rreth takimit të sotëm me partnerët e koalicionit bashkëqeverisës.
Haradinaj tha se ishte një takim i dobishëm me Limajn e Mustafën, dhe se kanë diskutuar për shumë çështje të dialogut, njofton Klan Kosova.
”Kemi diskutuar shumë aspekte të dialogut, besoj se ka qenë takim i dobishëm”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Haradinaj me të dalë nga takimi, ngacmohej vazhdimisht nga një kollë, si shkak i së cilës pohoi se e ka të pamundur të flas për gjendjen e koalicionit të këtyre subjekteve.
”Po më ngucë maska po më duket. Dëgjohemi në një herë tjetër”, është shprehur Haradinaj.