75 Mall Live Search
17:10 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Po merr formë ndërtimi i Qendrës Rekreative për personat me Sindrom Down dhe Autizëm në Suharekë

Në Suharekë në muajin dhjetor është vendos gurthemeli i Qendrës Rekreative për persona me Sindromin Down dhe me Autizëm, e financuar nga “Fondacioni Valon Vataj”.

Pas përkushtimit të madh, kjo Qendër po merr formë të ndërtimit e duket se do të shumë përfundojë më shpejt.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka quajtur këtë projekt si një ndër projektet më të rëndësishme në Komunën e Suharekës, duke shtuar se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për përkrahje më të madhe.

Qendra Rekreative për persona me Sindromin Down dhe autizëm ka një vlerë prej 500 mijë euro.