75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

“Po ndërrojmë epokën nga terri në dritë”, Ballazhi flet për dekorimin e Hanit të Elezit

Pas 12 vjetësh, qyteti i Hanit të Elezit është dekoruar për festat e fundvitit. Dritat janë ndezuar sonte e lidhur për këtë ka folur kryetari, Mehmet Ballazhi.

Ballazhi tha se po bëjnë ndërrimin e epokës nga terri në dritë, teksa edhe uroi qytetarët që po shijojnë këtë atmosferë.

Sot për herë të parë po ndezim dritat në qytezën e Hanit të Elezit, për herë të parë në historinë e këtij qyteti dhe urime për të gjithë ata që shijojnë këtë kënaqësi dhe në njëfarë forme po bëjmë ndryshimin ose ndërrimin e ekopës nga terri në dritë”, u shpreh ai për Indeksonline.