Ndërtohet qyteti i parë anti-covid! Çfarë do të ketë aty brenda dhe si do jetohet?

Kina po e ndërton qytetin inteligjent ati-Covid me një lagje që ka për synim që t’ua bëjë njerëzve jetën më të lehtë, në rast të shpërthimit të pandemive.
Lagjja është pjesë e projektit për Zonën e Re Xiong’an, një megaqytet pranë Pekinit që “imiton”’ Londrën në madhësi.

Ndoshta nuk e vini re, por ky gjest i vogël thotë shumë për lidhjen tuaj dhe fazën që po kaloni si çift, raporton “Bright Side”.
- Dora juaj poshtë dorës së partnerit.
Nëse i mbani duart në këtë mënyrë, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj bazohet në afeksion, por jo në pasion. Gjithashtu zbulon se ai që e ka dorën lart, ka një personalitet më të fortë, shpesh ndërmerr iniciativa dhe është më vendimtar.
- Gishtat e gërshetuar.
Gishtat e gërshetuar simbolizojnë pasionin dhe një lidhje të fortë midis dy personave. Kur i mbani duart në këtë mënyrë, është e rëndësishme që të dy ta mbani fort dorën e personit tjetër. Nuk është një shenjë e mirë nëse njëra nga duart është shumë e lirë.
- Mbani vetëm një gisht të partnerit.
Kjo mënyrë tregon se të dy keni pavarësi në çift. Çiftet e tilla dinë të respektojnë hapësirën dhe privatësinë e njëri-tjetrit. Por kjo mund të tregojë gjithashtu se çifti po kalon një moment delikat, pasi njëri nga të dy ndjen nevojën për ta kthyer lidhjen thjesht në miqësi.
- “Përforcim” me anën e dorës tjetër.
Nëse përdorni “përforcim” me dorën tjetër, do të thotë që gjërat mes jush po bëhen serioze. Fatkeqësisht, nuk është gjithmonë një shenjë pozitive: kjo mund të thotë gjithashtu se po ktheheni në një person posesiv ndaj partnerit.
- Krahë të lidhur
Kjo përdoret kur një çift po ndjek ndonjë ngjarje shoqërore. Sidoqoftë, nëse i mbani duar kështu çdo ditë, atëherë kjo do të thotë se ata që kapin krahun e partnerit të tyre kërkojnë mbrojtje ose ndihen pak të pasigurt në marrëdhënie.
- Duke mbajtur gishtat dhe duke tërhequr pak dorën e partnerit
Kjo mund të tregojë se çifti nuk është në të njëjtin vend. Ai që tërheq dorën përpiqet ta bëjë partnerin të marrë vendime më shpejt sesa është mësuar. Mund të jetë gjithashtu një shenjë që tregon se njëri prej tyre është ngopur me rutinën në marrëdhënie.

- Nuk kapeni dorë për dore
Nëse partneri juaj shmang mbajtjen e dorës, kjo mund të jetë një shenjë që ai ose ajo nuk është aq i/e dhënë pas jush. Sidoqoftë, kjo mund të tregojë edhe ndrojtje ose dëshirë për privatësi. Mos merrni vendime të menjëhershme dhe vazhdoni të vëzhgoni shenja të tjera në marrëdhënien tuaj. Ndoshta nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Aty gjithashtu do të ketë hapësirë të bollshme për të përmbushur nevojat e banorëve kur ata punojnë nga shtëpia.

Kompania spanjolle “Guallart Architects” muajin e kaluar fitoi një konkurs për të projektuar komunitetin në Xiong’an, i cili promovohet nga Presidenti kinez Xi Jinping, si ‘një standard i ri në epokën pas COVID’ që mund të zbatohet edhe diku tjetër.
Propozimi do t’u mundësojë banorëve të prodhojnë burime në vend dhe të sigurojnë të gjitha lehtësirat edhe në momentet e izolimit, sipas kompanisë.

“Nuk mund të vazhdojmë të projektojmë qytete dhe ndërtesa sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Propozimi ynë buron nga nevoja për të siguruar zgjidhje për krizat e ndryshme që po ndodhin, në mënyrë që të krijojmë një jetë të re urbane bazuar në bio-ekonominë,” tha themeluesi Vicente Guallart.
Në një ekonomi rrethore, burimet mbahen në përdorim për aq kohë sa të jetë e mundur në vend që të hidhen në ‘plehra’.

Ndërsa qytetet në të gjithë botën vendosën karantinë për të menaxhuar koronavirusin, autoritetet nga Amsterdami në Sidnei propozuan masa të tjera për të përmirësuar qëndrueshmërinë, sigurinë ushqimore dhe lëvizshmërinë, me më shumë hapësira të gjelbërta, korsi biçikletash dhe teknologji të reja.

Në Kinë, gjigandi i teknologjisë Tencent njoftoi planet për një ‘qytet të zgjuar’ që përdor teknologjinë për të vendosur njerëzit dhe mjedisin të parët, një model që tha se është veçanërisht i rëndësishëm në pasojat që solli koronavirusi.