21:26 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Po ndodhë sërish, Fatih Terim menaxher i kësaj skuadre… (Foto)

Trajneri i njohur nga Turqia, Fatih Terim është afër të rikthehet në shtëpinë e dytë, Galatasaray.

Terim i cili u largua nga Kombëtarja e Turqisë për shkak të disa problemeve, është afër të nënshkruaj marrëveshje me klubin e Galatës, shkruan IndeksOnline.

64-vjeçari përmes rrjeteve sociale ka bërë një shkrim që lidhë atë me Galatasarayn.

“Ku ishim? Galatasaray”, ka shkruar Terim në rrjetet sociale.

Rikthimi i tij në klubin turk do të ishte një befasi e madhe dhe historike për shkak se do të ishte hera e katërt që do të rikthehej në “shtëpi”

Ai më parë ka qenë trajner i Galatës në sezonet 1996/2000, 2002/2004 dhe 2011/2013.

Kujtojmë se skuadra turke shkarkoi para disa dite trajnerin Igor Tudor./IndeksOnline/