10:03 / E Premte, 07 Janar 2022 / B O

Po ndodhë, sot zyrtarizohet kthimi i Coutinhos në Premierligë

Philipe Coutinho sot pritet të kompletojë rikthimin në Premierligë. Ylli brazilian ka arritur marrëveshje me Aston Villën.

Te Villa, Coutinho do të bëhet bashkë me Stiven Gerrard, trajneri aktual të cilin dikur e kishte bashkëlojtar te Liverpooli.

Coutinho do t’i bashkohet Aston Villas në formë huazimi nga Barcelona.

Skuadra angleze me marrëveshjen e arritur është e detyruar të paguaj pjesën më të madhe të pagës së lojtarit./Indeksonline/