75 Mall Live Search
16:39 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Po ndodhë, Suarez në bisedime me gjigantin evropian, pritet largimi nga Barcelona

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona dita e ditës po bëhet më real.

Sipas gazetarit shumë të besueshëm holandez, Mike Verweij,  skuadra e Ajax është shumë e interesuar që ta rikthejnë Luis Suarezin, transmeton Indeksonline.

Drejtori i Ajax, Marc Overmars tashmë ka bërë kontaktet e para joformale mel ojtarin dhe bordin e Barcelonës.

Klubi i Barcelonës është shumë i interesuar që të largoj disa lojtar që kanë rroga të mëdha dhe të sjellin “gjak” të ri në ekip.

Suarez në dekadën e kaluar kishte luajtur për ekipin e Ajax dhe tifozët e skuadrës holandeze kanë simpati për sulmuesin nga Uruguai.

Humbja  2:8 nga Bayern Munchen ka shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme në klubin katalunas./Indeksonline/